Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Divjakës. Një motor është përplasur me një automjet tip “ Audi” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.

Advertisements

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.