U lidhën në “Big Brother 4” dhe sot kanë dy fëmijë, Neda zbulon sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies me Ogrenin

Neda Balluku ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Ndër të tjera, ajo foli për jetën e saj private duke u ndalur te marrëdhënia e dashurisë me Ogrenin, që në fakt lindi në “Big Brother”.

Advertisements

“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se ne u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, theksoi ndër të tjera Neda.

Neda gjithashtu ka folur edhe për zënkën që pati me Arjanin në “Për’Puthen”.

Advertisements

Ajo e konsideroi Arjanin si një njeri me eksperiencë që herë pas here ka bërë debate në televizion. Gjithashtu, ajo shpjegoi dhe se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty.

Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata.

Artikulli paraprakGazetari i njohur zbardh detajet: Ja çfarë sekreti duhet të ruaj policia për Ervis Martinajn
Artikulli tjetër‘Amanet fëmijët!’/ Flet i vëllai dhe tregon fjalët e fundit të autorit që shkaktoi tragjedinë para se të vriste veten