Familjarët e 27-vjeçarit shqiptar Lumturi Zeqjas që mbeti i vrarë në Londër ka folur dy ditë pas krimit të rëndë. Mediat britanike shkruajnë se Lumi u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një sherr në lokalin ku ndodheshin.

Advertisements

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij,”- ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson atë si një njeri punëtor.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen,”- tha ajo.

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

Advertisements