“Takime emocionuese dhe shumë tërheqëse”, çfarë parashikojnë yjet për shenjat e Horoskopit

Dashi

Advertisements

Gjërat në dashuri duket të jenë në një periudhë pauze, por mos u mërzisni, rekuperimi vjen gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave që po nis. Në punë duhet të bëni mirë llogaritë sepse keni shpenzime më të larta se të ardhurat.

Demi

Advertisements

Në marrëdhënie të paqarta është e nevojshme të flisni sinqerisht dhe çdo gjë e ka një kohë. Ndaj çdo dyshim duhet të zgjidhet deri në datën 23 tetor.

Binjakët

Ditë interesante për ndjenjat, do të ishte e përshtatshme të filloni të shoqëroheni me njerëz të këndshëm nëse zemra juaj ka disa kohë që ndjehet vetëm. Në punë dëshironi të përfshiheni, Mërkuri në shenjë ju fton të bëni zgjedhje të ndryshme nga e kaluara.

Gaforrja

Për ju gaforre, është një situatë astrologjike ende konfuze, por pjesa e fundit e tetorit do të jetë shumë më e mirë. Dita e hënë 17 ju mundëson të përfshiheni një takim, ndoshta edhe të bëni një zgjedhje të rëndësishme në punë.

Luani

Nëse zemra juaj është vetëm duhet të shikoni përreth, por nëse jeni në çift dhe ka një tradhti, në fund të muajit do të duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Njerëzit e pjekur, ka ardhur koha që duhet të ndjekin praktikat për pensione, likuidime, sigurime.

Virgjëresha

Hëna do të jetë në shenjën tuaj të premten dhe të shtunën, kjo situatë zodiakale është shenjë fati sidomos në dashuri. Kjo e hënë është një ditë shumë e mirë në punë, veçanërisht për zgjidhjen e një problemi.

Peshorja

Në dashuri keni nevojë për më shumë vëmendje ndaj njëri-tjetrit. E ndërkohë mund të ndiheni të plotësuar, deri diku, të jashtëzakonshëm. Në punë, kjo e hënë 17 është një ditë në të cilën është më mirë të fitoni kohë.

Akrepi

Situata është interesante dhe kjo ditë e hënë 17 ju lejon të përjetoni ndjesi të veçanta edhe në dashuri. Nga ana tjetër, jo gjithçka ju shkon për shtat në punë, veçanërisht në nivelin ekonomik.

Shigjetari

Historitë e dashurisë që lindin tani do të bëhen më të forta në nëntor. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në punë për të mos krijuar mosmarrëveshje.

Bricjapi

Këtë të hënë, Hëna është ende përballë. Takimet mbeten emocionuese dhe tërheqëse. Rinisja e projekteve, lajmet, transfertat, ndryshimet e zyrës pritet të ndodhin së fundmi, duket se janë të pashmangshme.

Ujori

Hëna do të jetë në dizavantazh me shenjën tuaj të martën, ndaj nëse ka probleme është më mirë t’i diskutoni tani, këtë fillimjavë. Në punë, është edhe kjo e hënë një ditë e tensionuar.

Peshqit

Kjo Hënë është shumë interesante, mund të shihni që dëshironi të jetoni një histori dashurie ose të konfirmoni një lidhje që tashmë është duke u zhvilluar. Kreativiteti është sigurisht i favorizuar në këtë kohë, edhe në punë.

Artikulli paraprakE RËNDË/ Ishte duke performuar në skenë, humb jetën këngëtari i njohur (Video)
Artikulli tjetërPas javës me shi, moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë