Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një tjetër.

Advertisements

Për pasojë është dëmtuar një kalimtare me iniciale V.B. e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, Gjirokastër, automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K.

Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B., e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisements