Britney Spears vijon me akuzat e rënda ndaj familjes së saj.Në një postim në Instagram, ajo akuzoi babanë e saj, Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë “si një qen”.

Advertisements

“Pse ti dhe familja më trajtuar si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen”, shkruan ajo.

Britney u shpreh se i lutet Zotit që i ati të përjetoj vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë duke shtuar “uroj të digjesh në ferr”. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”.

Advertisements

40-vjeçarja shkroi se babai i saj: “Gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk ndihesha kurrë e bukur”.

“Ai nuk ishte kurrë një baba për mua, sepse ai ishte gjithmonë i dehur !!!” vazhdoi Britney. “Kush është ai baba që i thotë vajzës se i dashuri i saj ka një trup perfekt dhe se ajo vetë ka shumë punë për të bërë për të qenë në formë.”

Britney përfundoi mesazhin duke inkurajuar gratë të ndihen të bukura.