Një artikull i DailyMail ka nxjerr në dritë të dhëna nga fenomeni i emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, teksa ata kanë zbuluar se të rinjtë shqiptarë po punojnë në fermat e kanabisit brenda tre ditëve nga kalimi i Kanalit.

Advertisements

Sipas tyre ata po rekrutohen në mënyrë aktive nga bosët e drogës për të kultivuar kanabis në shtëpi boshe dhe ndërtesa industriale që janë shndërruar në vende prodhimi.

Emigrantët, shumica e të cilëve janë meshkuj në të 20-at, kryejnë punën për të ndihmuar në pagimin e borxheve prej 5,000 £ që u detyrohen kontrabandistëve kurdë pas udhëtimeve me gomone që ndërmarrin për të arritur në ishull.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit – më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021.

Shqiptarët përbënin rreth 60% të ardhjeve gjatë verës, me zyrtarët e Home Office që thonë se më shumë se 6,000 kanë mbërritur në Britaninë e Madhe deri në gusht të këtij viti me gomone nën standarde krahasuar me më pak se 900 në tre vitet e mëparshme.

Advertisements