‘Amanet fëmijët!’/ Flet i vëllai dhe tregon fjalët e fundit të autorit që shkaktoi tragjedinë para se të vriste veten

“Amanet fëmijët’ këto ishin fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë. Kështu u shpreh Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit për mediat, teksa tregoi gjithë si ndodhi ngjarja.

Advertisements

‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur…

Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin… E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë… I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët…

Advertisements

Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri… Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Artikulli paraprakU lidhën në “Big Brother 4” dhe sot kanë dy fëmijë, Neda zbulon sekretin e jetëgjatësisë së marrëdhënies me Ogrenin
Artikulli tjetërSa ka fituar nga “Pallati 176”? Autorja e njohur e veprës që bëri bujë jep përgjigjen e papritur. Moderatori mbetet pa fjalë