Zvicra ndalon Xhakën dhe Shaqirin të festojnë me shqiponjën dykrenare në Botërorin e Katarit, nuk do ta besoni arsyen

Pas gjesteve të shqiponjës dykrenore nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në “Botërorin 2018”, në fitoren e bujshme ndaj Serbisë, u krijua një çështje e vogël. Në Zvicër, për FIFA dhe veçanërisht në Serbi, këto gjeste shkaktuan shumë diskutime dhe indinjatë. Dy skuadrat do të takohen sërish më 2 dhjetor në Botërorin e Katarit. Shqiponja dykrenore nuk duhet të jetë më problem atje.

Advertisements

Këtë e siguron drejtori i kombëtareve helvete Pierluigi Tami. Menjëherë pas shortit të grupeve më 1 prill 2022, Tami dhe delegacioni zviceran takuan trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkovic. “Ai na tha: Është dëshira jonë e përbashkët që kjo ndeshje të jetë e gjitha për futbollin”, – tha Tami për “Aargauer Zeitung”.

Në maj të këtij viti, presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit Dominique Blanc dhe sekretari i përgjithshëm Robert Breiter u takuan më pas me homologët e tyre nga Federata Serbe e Futbollit. Gjatë bisedës, serbët përsëritën se ekipi serb duhet të merret vetëm me futbollin. Megjithatë, është e paqartë nëse fansat dhe politikanët, gjithashtu do t’i përmbahen asaj. Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është fyer nga tifozët serbë gjatë gjithë ndeshjes së vitit 2018.

Advertisements

Tami specifikon: “Nuk duam të bëjmë më të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar”.

Pra, a do të thotë kjo se Zvicra ka vendosur ndalimin e shqiponjës dykrenare? Tami sqaron: “Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”.

Në vitin 2014, tashmë kishte një njoftim të ngjashëm nga shefat e federatës helvete. Granit Xhaka kishte postuar më herët një foto në Instagram, ku shoqëruesit e tij formonin me duar shqiponjën dykrenare shqiptare. Pak më herët, Xhaka kishte pozuar me fanellën e Gladbach me shqiponjën dykrenare. Ashtu si ish-kolegu i tij i “Nati”, Pajtim Kasami, i cili po ashtu bëri të njëjtin gjest me fanellën e Olympiacos.

Çështja u trajtua më pas në një takim në hotelin e kombëtares zvicerane dhe u deklarua e zgjidhur… deri në shqiponjën dykrenore, sërish në vitin 2018.

Artikulli paraprakNga rënia në peshë te ulja e tensionit, përfitimet e jashtëzakonshme që merri nga konsumi i hurmave
Artikulli tjetër“Bora Zemani është femra më mendjemadhe”, ish-konkurrentja e Përputhen tregon çfarë i bëri moderatorja