Oficerja e policisë qëllon me armë zjarri shqiptarin, zbardhen detaje nga ngjarja

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.

Advertisements

Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policor në orën 06:00 të mëngjesit.

Oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

Advertisements

Mësohet se 30-vjeçari është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.

Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Artikulli paraprakU qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës
Artikulli tjetërIsh-presidentët shqiptarë shkojnë në Hagë për t’u takuar me krerët e UÇK, shoqërohen nga Majko dhe Pacolli