Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim, Bajram Çekoren dhe dy persona të tjerë që dyshohen si të implikuar në vrasjen e 19 vjeçarit Erjon Xhenje të enjten e kaluar.
Nga policia po hetohet pista e hakmarrjes. Ndërsa kujtojmë se Bajram Çekorja ishte i shpallur në kërkim për atentatin e dështuar të ndodhur ndaj Alban Bruçit në Shkodër. Pas shpalljes në kërkim të Bajramit, i ati i tij, Ismet Çekorja doli në një deklaratë për mediat ku hodhi poshtë akuzat se djali i tij ishte i përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj Bruçit.
Advertisements
Menjëherë pak ditë pas deklaratës së tij, Ismet Çekorja u ekzekutua përpara shtëpisë së tij në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Ndërkohë nuk dihet arsyeja e vrasjes së 19 vjeçarit, Erjon Xhenje i cili në momentin e ekzekutimit po pinte kafe në një prej lokaleve të qytetit. I ati i të riut të ndjerë, dukearoi se i biri nuk kishte konfliktem e askënd. Po ashtu Xhenje rezultoi të ishte person pa precedentë penalë.
Advertisements