Gazetari Klodian Tomorri, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë të fortë, ku shprehet se, Shqipëria është e përfshirë në një skandal shumë të rëndë ndërkombëtar.

Advertisements

Sipas gazetarit, anija që u kap me 2275 ton naftë karburant ishte nisur pikërisht nga Benghazi.

Ndër të tjera, gazetari shton se nafta nuk ishte kontrabandë por thyerje e embargos së naftës, një krim disa herë më i rëndë.

Deklarata e plotë e Klodian Tomorrit

Advertisements

Properëndimorët që bëjnë biznes me rebelët e Libisë

I gjithë zelli i maxhorancës për t’u shfaqur si një forcë properëndimore herë pas here pëson ndonjë aksident.

Ka dyshime shumë të forta se muajt e fundit Shqipëria ka thyer embargon e OKB-së për naftën e Libisë. Në Shqipëri ka hyrë karburant nga zonat që kontrollojnë rebelët e Ushtrisë Kombëtare të Libisë. Në mënyrë të përsëritur, madje.

Këta po mundohen ta mbajnë të fshehtë, por Shqipëria është përfshirë në një skandal shumë të rëndë ndërkombëtar. Në korrik të vitit të këtij viti, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 2644, që vendos embargo edhe për karburantet e importuara nga zonat që kontrollojnë rebelët e ish gjeneralit Khalifa Haftar. Porti i Benghazit është një prej tyre.

Anija që u kap me 2275 tone naftë karburant ishte nisur pikërisht nga Benghazi. Policia bëri një deklaratë zyrtare me info të pasakta, kur tha se anija dyshohej se kishte naftë kontrabandë dhe u kap pas një hetimi disa mujor të autoriteteve vendase. E vërteta është shumë ndryshe.

Së pari nuk ishte naftë kontrabandë, por ishte thyerje e embargos, një krim disa herë më i rëndë.

Së dyti, nuk u kap nga hetimet e autoriteteve tona, por anija u sinjalizua nga shërbimet sekrete mike dhe autoritetet tona u detyruan ta ndalojnë. Madje dyshimi është se edhe e dekonspiruan informacionin e shërbimeve të huaja se prandaj mbeti anija në mes të detit, nuk e shkarkonte njeri. Por vetë kapiteni i anijes thotë se ka shkarkuar disa herë më parë karburant në Shqipëri.

Ndaj na i kurseni ato përrallat si dashnore të mëdhenj të Perëndimit. Por hapni sytë se këtë të embargos nuk e kaloni dot lehtë. Sanksionet për thyerjen e embargos përfshijnë edhe listimin në listën e zezë.