Nëna e Erjon Xhenjes, Elvira Xhenje, ka reaguar disa ditë pas ekzekutimit të djalit të saj mbrëmjen e 18 shtatorit në Shkodër.

Advertisements

Ajo i ka kërkuar ndihmë shtetit që të marrë në në mbrojtje familjen e saj.

Në mesazhin e saj Elvira Xhenja thekson se djali i saj nuk ka lidhje me atë çfarë është raportuar në media, duke thënë se “fatkeqësia e djalit ishte se kishte kushërinj me precedentë penalë.

“Jam Elvira Xhenje ,nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi .Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale.

Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.Erjoni ka qene nje djale besimtar.Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet.Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtesi “, shkruan ajo.

Advertisements

Kujtojmë se Erjon Xhenja u vra më 18 shkurt me 5 plumba në një nga lokalet e Shkodrës. Ndëekohë, ditën e sotme Policia e Shkodrës shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit.