Ish-presidentët shqiptarë shkojnë në Hagë për t’u takuar me krerët e UÇK, shoqërohen nga Majko dhe Pacolli

Ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, kanë mbërritur këtë të mërkurë ne Hagë, ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së. Ata kanë udhëtuar me avionin privat të biznesmenit kosovar, Pacollit.

Advertisements

“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ky i fundit njoftoi më herët se Pacolli iu ksihte dërguar ftesë ish-presidentëve të Shqipërisë për të vzituar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ftesë që u pranuar nga ish-liderët shqiptarë..

Advertisements

Kujtojmë se në ftesën që u është dërguar liderëve të Shqipërisë, thuhej se takimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të bëhet për t’u solidarizuar me ish-krerët e UÇK, të cilët prej një viti ndodhen në Hagë, të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit.

Artikulli paraprakOficerja e policisë qëllon me armë zjarri shqiptarin, zbardhen detaje nga ngjarja
Artikulli tjetërAvokatja habit me deklaratën: Pranoj që burri të ketë 3 gra. Nëse arrin t’i mbajë, le t’i ketë!