E tmerrshme! Ish-bashkëshorti tenton ta mbysë shqiptaren teksa ishte në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklio të Kretës, ku një 34-vjeçare ka arritur të shpëtojë nga duart e dhunshme të ish-burrit.

Advertisements

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja ishte në gjumë kur ndjeu se dikush i vuri duart në qafë. 34-vjeçarja ka rritur të shpëtojë nga duart e ish burrit dhe të dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë.

Burri kishte thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ka hyrë si hajdut në dhomën e gjumit dhe ka tentuar të mbysë ish gruan.

Advertisements

41-vjeçari është në prangat e policisë dhe pritet të merret vendimi për të.

Artikulli paraprakHakmarrje për vrasjen e babait, cila është pista e hetimit që lidh vrasjen e Ismet Çekores me ekzekutimin e 19 vjeçarit në Shkodër
Artikulli tjetërTakimi romantik mes Meteos dhe Kamilës, konkurrentja e nis menjëherë me “dorë të hekurt”