Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës/ Zhduket 31-vjeçarja prej disa ditësh, nëna e saj ngre alarmin(Detaje)

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në Durrës, bëhet me dije se është zhdukur një 31-vjeçare. Policia njofton se ka qenë nëna e 31-vjeçares e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës.

Advertisements

Sipas saj, vajza para një muaji është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia e Durrësit ka nisur një hetim për gjetjen e vajzës.

Njoftimi:

Advertisements

Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më.

Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakÇfarë po paralajmëron Ilir Meta? Ish presidenti publikon foton dhe del me thirrjen e fortë
Artikulli tjetërPlagoset personazhi i shumëpërfolur i showbizzit shqiptar, arrestohet një 22-vjeçare si e dyshuar