Skema e inceneratorëve, paralajmëron Meta: Shumë shpejt do të ketë tronditje të mëdha

Shumë shpejt do të ketë tronditje të mëdha. Ky është paralajmërimi që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë nga Vlora ku është duke zhvilluar një takim me strukturat e partisë.

Advertisements

Tronditjet, sipas Metës, do të vijnë pas zbardhjes së skemës së inceneratorëve. Po ashtu, ish-presidenti u shpreh se ato që do të pasojnë do të jenë ndryshime “të paparashikueshme për këdo që ka parë se si është vepruar këto 9 vite.

“Zbardhja e skemës së Inceneratorëve do të sjellë tronditje të mëdha. Dhe do të ketë ndryshime të paparashikueshme për secilin që ka parë se çfarë bëhet këto 9 vite.

Advertisements

Hapja e negociatave, morën vendimin për shkak të Ukrainës. Zhvillimet do të jenë shumë shpejt. Paniku është i qartë. Derisa shpikin ligje për Sekretarë të Përgjithshëm. Janë tregues të panikut dhe faktit që u ka dështuar skema.

Ju kishte dehur Luli ju, e kujtoni se dehesha unë. E di që keni pasur shumë vështirësi, pabesira e patronazhim në kurrizin tuaj. Gjërat do të ndryshojnë, do të jem këtu, do të vizitoj çdo lagje që ka probleme.” /abcnews.al/

Artikulli paraprakRrufeja godet banesën në Berat, digjet shtëpia, shpëtojnë mrekullisht fëmijët
Artikulli tjetërHoroskopi për sot: Mos u përfshini në projektin që mund t’ju prezantohet sepse