“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta para Ministrisë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët kërkojnë drejtësi

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

Advertisements

7-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ditën e djeshme, ndërsa sot pritet të zhvillohet në orën 19:00 protesta para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e vogëlushes.

Në protestë pritet të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Advertisements

Si ndodhi tragjedia ne Himarë

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë një të afërmi të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Lexo edhe: Policia e mbajti të fshehur, zbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase e vrau 7-vjeçaren ne Himarë

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Tase ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

Artikulli paraprakNjë tjetër luftë në horizont? Kina bën lëvizjen e rrezikshme
Artikulli tjetër“Çfarë nuk do jepja të t’i puthja duart një herë, të të ndieja erën”, Ardit Gjerbea prek me dedikimin për njeriun e tij të shtrenjtë