Kjo është koha më e mirë për të kryer marrëdhënie, sipas shkencës

Koha më e mirë për të bërë seks është rreth orës 15:00, sipas ekspertes së hormoneve Alisa Vitti. Sipas saj, kjo është koha kur burrat dhe gratë janë më në harmoni me dëshirat e njëri-tjetrit. Ndërsa meshkujt mund të performojnë më mirë fizikisht në fillim të mëngjesit (për shkak të rritjes së testosteronit), estrogjeni arrin kulmin më vonë pasdite duke na bërë më të vëmendshëm emocionalisht, raporton Man’s Health.

Advertisements

Gratë përjetojnë një kulm të niveleve të kortizolit pikërisht në atë kohë, gjë që ndihmon në rritjen e energjisë dhe vigjilencës. Me pak fjalë, është kombinimi perfekt për të dyja palët: “Ndonëse kjo mund të mos duket si një strukturë logjike për kënaqësinë, kombinimi në fakt i bën meshkujt më të pranishëm emocionalisht gjatë seksit dhe më të aftë për t’u fokusuar në (nevojat dhe kënaqësinë e një gruaje”, shkruan ajo në librin e saj WomanCode.

Për seksin më të mirë të mundshëm, Alisa thotë të synoni dhjetë ditë pas ovulacionit – kur “gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që rrit dëshirën e tyre.” /abcnews.al

Advertisements

Artikulli paraprakPartia e Lirisë publikon denoncime të rënda për inceneratorin e Fierit: Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i
Artikulli tjetërKujdes se mund të kemi rrezik të madh/ A duhet të rrimë me kripën e detit pas plazhit? Dermatologët shuajnë dilemën që duhet ta lexoni të gjithë