Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën adoleshenti

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Advertisements

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

Mjeku ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Advertisements

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Artikulli paraprakVdes tragjikisht i mituri 14 vjeç , bie në kontakt me rrymën elektrike
Artikulli tjetër‘Çmendet’ moti në Britani, autoritetet bëjnë paralajmërimin urgjent: Ikni nga shtëpitë, do të ketë… (Video)