E rëndë/ Artisti i njohur gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet se e ka vrarë i biri (EMRI+FOTO)

Kitaristi i njohu kanadez, Gord Lewis është gjetur i vdekur në moshën 65-vjeçare në shtëpinë e tij në Ontarios. Sipas policisë, ai dyshohet se është vrarë nga djali i tij.

Advertisements

I biri i artistit, 41-vjeç, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë vazhdon ta hetojë rastin. Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompensuar në fundjavë. Në një konferencë për shtyp autoritetet kanë zbuluar se nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Advertisements

Lewis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe bandi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. Grupi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit, 11 gusht 2022
Artikulli tjetërTronditet Durrësi! 25-vjeçarja hidhet nga ballkoni, vdes në vend