Shifrat e larta të COVID në Shqipëri, epidemiologu Alimehmeti njofton lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm pozitiv për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Advertisements

Duke theksuar se kulmi i valës së pandemisë ka kaluar një javë më parë, mjeku bën të ditur se sot është dita e parë që janë ulur rastet aktive gjatë valës BA.5.

Po ashtu, Alimehmeti tregon se prej javësh numri i të shtruarve në spital vijon të mbetet i ulët.

Advertisements

Postimi i plotë:

Dita e parë që bien rastet aktive (zyrtare) gjatë valës BA.5! Dje 9.725 pacientë aktivë. Pardje 9.826 pacientë aktivë Ndërkohë të shtruarit në spital mbeten prej javësh në nivel të ulët të qëndrueshëm (30 të shtruar). 30 / 9.725 = 0.3% e rasteve aktive janë shtruar në spital (ngjashmërisht me viroza të tjera).

Është vetëm një sinjal i parë, por nëse konfirmohet gjatë javës do të thotë që kulmi i valës është kaluar rreth një javë më parë! Fundjavë të mbarë!.

Artikulli paraprakI nxehti saharian, temperaturat kapin vlerat ekstreme, ja sa do shënojë termometri. Ja çfarë pritet në ditët në vijim
Artikulli tjetër‘Çmenden’ dasmorët, hedhin në pishinë këngëtarin e njohur shqiptar, ia marrin këngës dhe valles në ujë(Video)