“O trime me fletë”/ Bes Kallaku tremb Xhensila Myrtezajn, ky është reagimi epik i këngëtares (VIDEO)

Siç e kemi parë në rrjetet sociale, rrengjet nga Bes Kallaku nuk kanë të sosur dhe e vetmja që i vuan në kurrizin e saj është Xhensila. Së fundmi aktori ka ndarë në rrjete sociale një video, që i ka bërë të gjithë për të qeshur, por ama Xhensilës ia ka bërë gjakun ujë.

Advertisements

Xhensila ka qenë duke folur në telefon në oborrin e shtëpisë dhe Besi ka përfituar nga rasti për ta trembur pak. Në video këngëtarja duket shumë e fokusuar tek telefonata dhe as që e ka vënë re Besin që i afrohet nga mbrapa.

Ai i afrohet e tremb dhe Xhensila bërtet. Teksa ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, aktori me ironi shkruan: “Xhensila, o trime me fletë”.

Advertisements

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Xhensila përjeton diçka të tillë dhe duhet të jetë mësuar me situata të ngjashme, që janë sa frikësuese, po aq edhe qesharake.

Artikulli paraprakI bllokojnë rrugën lopët, Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka ndryshim nga një vrasës(Video)
Artikulli tjetërÇmimet e larta, braktisen plazhet e jugut, shqiptarët dynden drejt Turqisë dhe Greqisë