Me çeljen e negociatave me BE bie poshtë nisma e Ballkanit të Hapur, projektit i kanë mbetur dhe 5 muaj “jetë”, në nëntor pritet lëvizja e madhe

Me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian bie automatikisht poshtë nisma e “Ballkanit të Hapur”. Gjermania do të nxjerrë jashtë loje në nëntor nismën e përbashkët midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e quajtur “Ballkani i Hapur” duke i dhënë një goditje direkte kryeministrit shqiptar Edi Rama, president serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski. Pra negociatat do të sjellin një rrëzim të paralajmëruar shpesh nga gazeta “SOT”, pasi nisma nuk plotëson kushtet që Bashkimi Evropian apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Që projekti të funksionojë, duhet të jetë ekonomik, por më e rëndësishmja është që të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit. Goditja përfundimtare vjen nga negociatat, pasi për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, duhet që vendet kandidatë të përafrojnë legjislacionet e tyre përkatëse me atë të BE-së, i njohur ndryshe si “acquis comunitaire”. Ky acquis përbëhet nga 35 kapituj apo fusha të ndryshme të cilat përfshijnë politikat monetare, transportin, energjinë, politikat sociale, mjedisin, etj. Ajo që mbetet e rëndësishme për tu theksuar është se secili prej këtyre kapitujve negociohet me vete duke marrë në konsideratë ecurinë dhe progresin e arritur në reformat e ndërmarra.

Ballkanit të Hapur i kanë mbetur dhe 5 muaj “jetë”

Advertisements

Berlini i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit. Në samitin e Ballkanit që do të mbahet në nëntor sipas kancelarit Olaf Scholz, do të mund të arrihet marrëveshje për hapat e mëtejmë në integrimin evropian të Ballkanit dhe nxitje për procesin e Berlinit, i cili hedh poshtë Ballkanin e Hapur. Samiti sipas Scholz, do të mbahet në nëntor në Berlin për t’i dhënë një nxitje të re procesit të Berlinit. Këtë Sholc e ka thënë pas takimit me kryeministrin slloven Robert Golob, ku një nga temat ishte zgjerimi i BE në Ballkan, ku paralajmëroi arritjen e marrëveshjes për hapat e ardhshëm konkret të integrimit të Ballkanit. Scholz përkujtoi se Ballkanit në vitin 2003 iu ka premtuar perspektiva e shpejtë edhe reale e BE-së, por nga atëherë pak është bërë në atë drejtim.

Rëndësia e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit do të riaktivizohet sërish nga Gjermania. Por çfarë rëndësie ka projekti gjerman për rajonin? Së pari, ky projekt tregon angazhimin e BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre. Gjithashtu, procesi i Berlinit ndihmon vendet e rajonit tonë të cilat vuajnë ende nga problemet e njohura ekonomike dhe politike, por edhe nga një traditë jo shumë pozitive bashkëpunimi rajonal. Më e rëndësishmja e këtij projekti është se Bashkimi Evropian ofron asistencë dhe mbështetje të shtuar për vendet e rajonit për sa i përket konsolidimit të financave publike, forcimin e rritje ekonomike dhe punësimit të të rinjve si dhe rritjen e investimeve. Pra, e përgjithshmja është se procesi i Berlinit nuk zgjidh problemet e secilit vend të Ballkanit Perëndimor apo problemet që këto vende kanë ndërmjet tyre, por ky projekt hedh bazat për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën politike, ekonomike, kulturore dhe infrastrukturore dhe bashkëpunimi në këto fusha jetike i bën vendet më të përgjegjshme dhe më të predispozuara t’i tejkalojnë problemet që kanë mes tyre.

Ballkani i Hapur, takim ministror në Tiranë

Një takim ministror në kuadër të Ballkanit të Hapur për energjinë dhe ushqimin do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se javën e ardhshme do të mbahen takime pune të ministrave kompetentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia. Objektiv i këtyre takimeve do të jetë “shqyrtimi dhe propozimi i plotësimit të nevojave për ushqim dhe energji elektrike të qytetarëve të vendet e rajonit”. Vendet nismëtare të Ballkanit të Hapur u dakordësuan në Samitin e 8 qershorit që të luftojnë së bashku kundër krizës ekonomike dhe mungesës së ushqimit dhe energjisë.

Artikulli paraprakDetaji i fshehtë në kartëmonedhën me portretin e Mbretëreshës, mund ta dalloni vetëm me laser. Ja sekreti që u zbulua nga shkencëtari
Artikulli tjetërNjë ditë pas marrëveshjes historike me Moskën, tronditet porti i Ukrainës