Mbyti babanë me duar, Andresa Stase shfaq probleme në gjykatë: Ne po pinim raki bashkë, të gjendet autori

Andresa Stase, 58-vjeçari që mbyti babanë e tij Mitër Stase në shtëpinë e tyre në Divjakë ka mohuar vrasjen ditën e sotme.

Advertisements

Teksa është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” ditën e sotme, sipas News 24 Stase është shprehur se nuk e ka kryer ai krimin.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, teksa dyshohet se ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

58-vjeçari çuditërisht ka kërkuar në seancë unazën e gishtit, për të cilën thotë se e ka pasur në dorë ditën e arrestimit.

“Ku e kam unazën”, ka thënë i pandehuri. Ai gjithashtu ka thënë se ditën e krimit ai ka pirë raki me babanë, ndërsa kërkoi edhe gjetjen e autorit të vrasjes së 85-vjeçarit, duke thënë ‘dua drejtësi’.

Andrea Stasa tashmë pritet të dërgohet për një vlerësim të shëndetit të tij mendor.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Bllokohen tre turistë çekë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, detaje nga policia
Artikulli tjetër“Ku janë fëmijët, si…”, 37-vjeçari shqiptar masakron ish-bashkëshorten në Itali, e ndoqi me thikën e bukës dhe e goditi në autobusin plot me pushues (EMRI)