I riu me skuter përplaset me makinën e shqiptarit, humb jetën në vend

Aksident në Salento të Italisë. Një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën në provincën e Leçes, gjatë natës, pas një përplasje mes skuterit të tij dhe një makine që drejtohej nga një shqiptar.

Advertisements

Viktima është Francesco Caragiuli, 19 vjeç nga Leverano. Ai po udhëtonte me shalën e skuterit të tij, e për shkaqe që nuk dihen ende u përplas kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një i ri 22-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Si pasojë e goditjes, i riu italian përfundoi në asfalt duke ndërruar jetë në vend. Caragiuli vdiq menjëherë, ndërsa drejtuesi i makinës u transferua në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore. bari.repubblica.it

Advertisements

Artikulli paraprakNuk janë takuar që pas përfundimit të ‘BB VIP’/ Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani ‘përballen’ me njëra-tjetrën për herë të parë
Artikulli tjetërVjedh farmacinë dhe zhytet në det për t’i shpëtuar policisë, por ‘liria’ zgjat vetëm pak minuta