I nxehti saharian, temperaturat kapin vlerat ekstreme, ja sa do shënojë termometri. Ja çfarë pritet në ditët në vijim

Vendi jonë po kalon ditët më të nxehta të vitit ku temperaturat kanë arritur në 40 gradë celcius. Fundjava pritet që termometri të shënojë deri në 42 gradë. Meteorologia Rezarta Xhakollari, shprehet se mesdheu qëndror po ndikohet nga vala intesive e të nxehtit nga Saharaja. Priten temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

Advertisements

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Advertisements

Zona malore 17/37°C
Zona e ulët 17/41°C
Zona bregdetare 22/37°C

Kosova, e Shtunë data 23 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 34°C -38°C .

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore ku do të kemi reshje shiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

E diela 24 Korrik 2022

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 18/37°C
Zona e ulët 18/42°C
Zona bregdetare 22/37°C

Artikulli paraprakNga kafja e fundit, te ekzekutimi nga afër për shkak të mjetit të blinduar, kush kërkoi eleminimin e miqve të Martinajt?
Artikulli tjetërShifrat e larta të COVID në Shqipëri, epidemiologu Alimehmeti njofton lajmin e mirë