Vidhet makina luksoze në gomisterinë në autostradë, dy persona i marrin me dhunë automjetin pronarit dhe largohen

Një automjet tip BMW, i është grabitur me forcë pronarit nga dy persona në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës.

Advertisements

“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMË”, dhe janë larguar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Aksident i trefishtë në aksin Fier – Levan, pamje nga vendi i ngjarjes
Artikulli tjetërFundoset një mjet lundrues në Jalë, ja kush e kishte në pronësi