Veprimi i papritur i deputetes shqiptare në parlament: ‘Po të dhuroj një vezë për kryeministrin tënd mashtrues!’

Kosovë- Një episod i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa i është drejtuar foltores në parlament, në dorë mbante disa kokrra vezë të cilat ia ofroi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Advertisements

Akti i deputetes në fakt e kishte një domethënie. Ajo tha se me atë vezë duhet të gjuhej kryeministri Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë, por që nuk e bëri.

Deputetja tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015, duke gjuajtur me vezë drejt kabinetit qeverisës të asaj kohe.

Advertisements

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse ne tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.

Artikulli paraprakNgrihet alarmi! Evropa duhet të përgatitet, Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin
Artikulli tjetërSekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Tiranë, ja kujt i përkasin