Puthi me dhunë kamerieren, e pëson keq 47-vjeçari shqiptar

Një shqiptar e ka pësuar keq në Itali, pasi ka puthur me dhunë një kamariere në një lokal.

Advertisements

Ishte pronari i lokalit që ka thirrur policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të punësuar si banakiere.

Pas arrestimit, sot shqiptari ka dalë para gjyqtarëve, ndërsa është përballur me masën e sigurisë arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.

Advertisements

Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres.

Në video duket 47-vjeçari shqiptar i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi i ka nuhatur qafën me epsh e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.

Artikulli paraprakI nxehti përvëlues ‘pushton’ Shqipërinë, parashikimi i sinoptikanëve: Ja sa do të shkojnë temperaturat
Artikulli tjetërÇfarë i ndodhi? Dua Lipa përfundon në gjykatë