Tragjike! Babai shpëton dy binjaket teksa po mbyteshin në det, më pas 47-vjeçari “bllokohet” nga dallgët dhe humb jetën

Një 47-vjeçar nga Bari vdiq në det rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Forcatella, në provincën e Brindisit.

Advertisements

Ai shpëtoi dy vajzat e tij binjake 11-vjeçare, të cilat nuk mundën të ktheheshin në breg.

Burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Advertisements

Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë. Megjithatë, 47-vjeçari mbeti i bllokuar nga dallgët.

Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë.

Përpjekjet e stafit të 118 për ta rikthyer ishin të kota. Dyshohet se 47-vjeçari pësoi një atak në zemër nga sforcimi i tepruar. Hetimet janë në vazhdim.

Artikulli paraprakDalin detajet tronditëse të autopsisë! Elena e vogël 5-vjeçare u godit plot 11 herë me thikë dhe nuk vdiq menjëherë
Artikulli tjetërE rëndë! Shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin, ‘molla e sherrit’ ishte një femër…