Tragjedia me tre viktima/ Publikohet VIDEO nga aksidenti, gruaja thërret e tmerruar: O Zot po ndodh kërdia…

Mediet greke kanë publikuar një video nga momenti kur një grua sheh me sytë e saj aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën Galipsos të Kavala-s në Greqi, ku mbetën të vdekur tre persona.

Advertisements

Teksa sheh tmerrin me sytë e saj, kur makina përplaset me kamionin, mes britmash gruaja thotë: Mos, mos! O Zot i Madh, po ndodh kërdia!

Si ndodhi aksidenti

Advertisements

Një makinë doli nga rruga duke marrë përpara një automjet tjetër dhe një këmbësor.

Më konkretisht, duket se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër që kishte ndaluar në anë të rrugës. Më pas, dy makinat ranë mbi një kamion që po furnizonte një dyqan.

Përplasja ka qenë aq e rëndë sa drejtuesi i makinës së parë, një pasagjer dhe një këmbësor kanë mbetur të vdekur në vend. Pas përplasjes automjeti ka marrë flakë.

Artikulli paraprakArtan Hoxha “plas bombën”: Dumani dëshmoi Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të deputetit të PS në Lezhë
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 3 qershor 2022