Të shtëna me armë zjarri në Norvegji, dy viktima dhe 14 të plagosur

Dy persona u vr anë dhe 14 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave me a rmë zjarri pranë disa bareve në Qendër të Oslos këtë të shtunë.

Advertisements

Policia ka arrestruar autorin e dyshuar të të shtënace që ndodhën pas mesante me kohën lokal, në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.

Policia raportoi dy të v dekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë.

Advertisements

“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, policia vendosi forca shtesë në kryeqytet për të parandaluar incidente të tjera, ndërsa Barstad nuk e specifikoi nëse ishte një akt terrorist.

I dyshuari u arrestua 5 minuta pasi policia mori raportet e para për të shtëna me armë zjarri. Të shtënat ndodhën pranë një klubi homoseksualësh, klubit të xhazit Herr Nilsen dhe një dyqani ushqimor.

Zyrtarët e policisë u mblodhën për të shqyrtuar ndikimin e të shtënave në organizimin e marshimit të Krenarisë në Oslo, i cili do të zhvillohet të shtunën pasdite.

Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb dhe helmeta patrulloi në vendin e të shtënave. /abcnews.al

Artikulli paraprakE papritur në emision, këngëtari ia plas troç Donaldit: Suksesin tënd me femrat nuk…
Artikulli tjetërSherr mes punonjësve femra te AKU-ja, gazetari: U alarmua pallati, ishte me të përmendura burrash në krevat, me të q***