Shuhet poeti i njohur shqiptar, kryeministri ndan lajmin e trishtë(EMRI)

Poeti kosovar Xhevdet Bajraj ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në Meksikë, aty ku ishte vendosur prej kohësh.

Advertisements

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për lajmin e trishtë, duke thënë se shkrimtari do të “rrojë gjithmonë porsi një yll që nuk shuhet kurrë”.

“Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh. Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time:

Advertisements

Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj… Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”, shkruan Kurti.

Artikulli paraprak“U therën për një vajzë”/ Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: E mori plagën në zemër!
Artikulli tjetërPërfundon samiti i BE në Bruksel, reagon Michel, ja çfarë u vendos për Shqipërinë