Shqipëria ‘pushtohet’ nga i nxehti afrikan, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Vendi ynë është përfshirë prej ditësh nga temperaturat e larta, mirëpo këto temperatura do të rriten edhe më shumë në ditët në vijim.

Advertisements

Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë celcius, raporton abcnews.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Advertisements

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë celcius.

Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

Burimi: Abc News

Artikulli paraprak“E mban gjithnjë me vete”/ Artan Hoxha: Politikani që shkoi me pistoletë në varrimin e Bujar Nishanit(Video)
Artikulli tjetër“Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit”, SPAK: Nuredin Dumani NUK ka dhënë asnjë dëshmi të tillë!