Paralajmëron detektivja: Me ardhjen e emigrantëve në verë, shtohen tradhëtitë!

Tiranë- Dedektivja Shkenda Lili, theksoi në një emisjon se sipas kalkulimeve të saj, ardhja e emigrantëve është një faktor i cili ndikon në balancat mes çifteve.

Advertisements

“Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive. Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti.

A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.” – shprehu dedektivja.

Advertisements

Më tej ajo tha se sipas statistikave të punës së saj, 80% e grave dhe vajzave e falin tradhtinë dhe shumë rrallë mund të bëhet shkak për divorcë tradhtia e partnerit. Por ajo shtoi në fund se si meshkujt ashtu edhe femrat tradhtojnë në të njëjtën shpeshtësi.

Nga ana tjetër, Stivens shprehu se në stinën e verës rregullat mes çifteve ndryshojnë për shkak edhe të interesave monetare.

Artikulli paraprakE fiksuar pas këngëtarit në rrjetet sociale, kjo është vajza që u bë ‘molla e sherrit’ me lidhje paralele që çoi në vrasjen e 26-vjeçarit
Artikulli tjetërU zunë për një shezlong, dy burra përleshen me grushte në pishinë në sy të familjes (VIDEO)