Mjeku ngre ‘alarmin’ për linë e majmunëve: Transmetueshmëria më e lartë në verë, rrezikojmë një fazë epidemike

Specialisti infektiv i San Martino di Genova ka paralajmëruar se lija e majmunëve mund të kalojë në një fazë endemike apo edhe në epidemi.

Advertisements

Ai nënvizon: Disa raste duhet të izolohen dhe kontaktet e ngushta duhet të vaksinohen. Infeksioni tashmë ka një përhapje globale.

“Ne rrezikojmë të kalojmë në një fazë endemike të lisë së majmunëve , apo edhe në epidemi”, tha ai.

Advertisements

Mjeku infektiv, Matteo Bassetini në një video në Facebbok shtoi: Anglia vendosi disa masa kundër kësaj sëmundjeje, shumë inteligjente për mendimin tim.

Në Londër, autoriteti shëndetësor këshilloi kontaktet e pacientëve që të izolohen për 21 ditë, duke u ofruar atyre një vaksinë të sigurt kundër lisë.

“Edhe në këtë rast, komenton Bassetti, britanikët tregojnë se janë përpara”.

Sipas drejtorit të departamentit të sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, “disa raste të lisë së majmunëve duhet të izolohen. Ose në shtëpi, nëse janë mirë, ose në ambiente të përshtatshme, nëse kanë probleme”.

Për më tepër “është shumë e rëndësishme që kontaktet e ngushta të kryejnë karantinë, duke kufizuar ekspozimet me njerëzit e tjerë, veçanërisht fëmijët dhe gratë shtatzëna. Pastaj është e nevojshme të vaksinohen kontaktet e ngushta.”

“Numri i vendeve të përfshira është i frikshëm”

“Ka shumë raste të lisë në botë, ndoshta shumë më shumë se ato të diagnostikuara, rreth 500. Por ajo që është më e frikshme është numri i vendeve të përfshira: rreth 25 në botë, tani ka një përhapje globale”, shton Bassetti, shkruan Tg Com.

OBSH: Rrezik i lartë i transmetimit në verë

Potenciali për transmetim të mëtejshëm në Evropë dhe gjetkë gjatë verës është i lartë.”

Alarmi vjen nga Hans Henri Kluge, drejtor i OBSH-së për rajonin evropian. Virusi, paralajmëron ai, “tashmë është përhapur në sfondin e disa tubimeve masive. Gjatë muajve të ardhshëm, dhjetëra festivale dhe festa të mëdha të planifikuara do të ofrojnë kontekste shtesë në të cilat mund të ndodhë amplifikimi.”

Artikulli paraprakTragjike në vendin fqinj/ 12-vjeçarja ndërron jetë në gjumë, e ëma shkoi për ta zgjuar por vogëlushja nuk u përgjigj
Artikulli tjetërTragjike! Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë vogëlushi 4-vjeçar