Klodiana Lala zbardh detaje të bujshme nga dëshmia e Nuredin Dumanit: Ka treguar bankat ku janë derdhur paratë, dreka e darka me politikanë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Advertisements

Lala tha në një emision televiziv se Dumani ka rrëfyer dreka e darka që janë konsumuar me politikanë e jo vetëm.

Sipas gazetares, Dumani ka treguar edhe bankat ku janë derdhur paratë për pagesa të ndryshme.

Advertisements

“Dy apo tre emrat që janë përmendur janë vetëm një pjesë e atyre që ka thënë Dumani, ai ka treguar për pagesat e bëra, bankat në të cilat janë bërë derdhjet e llogarive, pagesat.

Ai madje ka treguar edhe për dreka e darka me eksponentë të politikës,”- tha Lala ndër të tjera.

Artikulli paraprakLija e majmunit mbërrin në Kosovë? Një person shtrohet në spital, ka skuqje të lëkurës
Artikulli tjetërÇfarë ka ndodhur mes Beniadës dhe Einxhelit, ish-banorja e BBV sqaron njëherë e mirë raportin mes tyre