“Janë dëgjuar disa shpërthime”/ Prania e municioneve luftarake në ishullin e Sazanit, shtohet frika

Prej tre ditësh vijon zjarri në ishullin e Sazanit. Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për News24 dhe BalkanWeb, se zjarri po përhapet me shpejtësi, për shkak se favorizohet edhe nga era, ndërsa deri më tani janë rreth 7 forca zjarrfikëse që po punojnë.

Advertisements

Ndërkohë një rrezik shqetësues është mundësia e shpërthimit të municioneve ushtarake që janë depozituar në këtë ishull prej kohës së Komunizmit.

Gazetari raporton se është përfolur se janë dëgjuar edhe disa shpërthime, por ende nuk dihet saktësisht.

Advertisements

Sakaq, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është e pamundur ndërhyrja nga uji, për shkak të mungesës së mjeteve.

Deri më tani në flakë është përfshirë e gjithë pjesa jugore e ishullit.

“Në ishullin e Sazanit po vijon zjarri, i cili ka përfshirë pjesën lindore, ndërsa vijon me ritme të shpejta.

Është hera e parë që një zjarr i këtyre masave të rrezikojë ishullin, ndërsa rrezikon që të shpërthejnë municionet luftarake që ndodhen aty.

Ende nuk është përcaktuar saktë sipërfaqja që po digjet, por është e gjithë pjesa e djathë e ishullit, ku ndodhet dhe porti.

Janë të paktën rreth 70 forca që po punojnë intensisvisht për të shuar zjarrin, por duket se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri sepse përhapja po bëhet në mënyrë të shpejtë, e favorizuar nga era, dhe fakti që nuk ndërhyn dot asnjë mjet tjetër.

Rrezikshmëri të madhe për shpërthimin e municioneve luftarake, pasi i gjithë ishulli i Sazanit ka predha dhe municione.

Kjo do të thotë që në gjithë ishullin ka municione, është përfolur se janë dëgjuar shpërthime, por urojmë mos të ketë dëmtim dhe të forcave zjarrfikëse që po punojnë”, tha Mehmetaj.

Artikulli paraprakE rëndë! Autobusi me 30 pasagjerë bie në humnerë, vdesin 26 persona në këtë shtet
Artikulli tjetërNjë burrë sulmon me gurë tigrin dhe luanin në Kopshtin Zoologjik në Tiranë(Video)