I FUNDIT/ Makina del nga rruga, aksidentohet një familje

Aksidentohet një familje në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Shkak është bërë humbja e kontrollit të makinës nga 56 vjeçarja. Sipas policisë në fshatin Gorre, automjeti tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar burrë e grua dhe djali i tyre 17 vjeç.

Advertisements

Ata ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën

“Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

Artikulli paraprak32-vjeçari i thyen telefonin të dashurës dhe e rreh në mes të Tiranës
Artikulli tjetër“Disa prej tyre ndodhen edhe në Shqipëri”/ Brukseli, Interpoli dhe Pentagoni të shqetësuar, vjen paralajmërimi i fortë