Fotoja e ish-shefit të Policisë në celularin e Dumanit, zbulohet kërcënimi ndaj tij

Hetuesit kanë arritur të mësojnë se si ish-shefi i hetimit në Policinë e Elbasanit është kërcënuar me jetë, ndërsa fotoja e tij ishte dërguar te Nuredin Dumani që të eliminohej.

Advertisements

Në vitin 2020, dy ngjarje kriminale brenda një harku kohor të shkurtër tronditën Elbasanin. Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj çuan në pranga dy persona, Xhuljano Hoxha dhe Ergis Halili, ndërsa si organizator u akuzua Erion Alibej, i cili ndodhej në burg.

Hetimet e zhvilluara nga ish-drejtuesi i sektorit të vrasjeve prangosën tre persona, ndërsa ngjarjet ishin drejt zbardhjes. Pikërisht në këtë moment, mësohet se ka ndodhur dhe kërcënimi me jetë që i është bërë oficerit të policisë.

Advertisements

Burime pranë hetuesve thanë se fillimisht oficerit i është bërë kërcënim verbal në burgun ku mbaheshin të dyshuarit, ndërsa më pas porosia për eliminimin e tij kishte mbërritur në celularin e Nuredin Dumanit.

Ka qenë Henrik Hoxhaj, bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë, i cili ka dhënë detaje mbi ngjarjen dhe porosinë për eliminimin e oficerit, ndërsa Dumani ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet fotografisë së tij.

Që prej kërcënimit verbal, i cili do të përkthehej në një tjetër kallëzim ndaj të dyshuarve, oficeri i Policisë u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa ende nuk ka marrë mbrojtje për familjen e tij. Faxweb.al

Artikulli paraprakFlota ruse nis aksionin në Paqësor, 40 anije luftarake dhe 20 avionë, çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetërNë Shqipëri po “shkrijmë” nga vapa, por shikoni ç’po ndodh në shtetet pranë nesh