“Flitet vetëm për Borën”/ Ndizet sherri, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ shpërthen ndaj 2 vëllezërve Veshaj dhe nuk lë gjë pa thënë

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Sindi Loci ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku një prej tyre ka kërkuar mendimin e saj për emisionin e vëllezërve Veshaj,

Advertisements

“Më lër të flas”.

Sindi nuk i ka kursyer kritikat duke thënë se Donaldi dhe Romeo bëjnë humor burgu, kopjojnë italianët, seksualizojnë figurën e femrës dhe se në çdo puntatë flitet për Borën dhe vetë Donaldin.

Advertisements

“Emision pa asgjë të veçantë, intervista të zakonshme, humor “burgu”, skeçe të kopjuara copy-paste nga italianët (mos më bëni të flas për seksualizimin që i bëjnë femrës).

Vetëm në Shqipëri ndodhin që emisione të tilla të marrin duartrokitje dhe klikime…Tema kryesore në çdo episod është çifti i famshëm! Pra me pak fjalë, emision sipas mendimit tim, pa pikë kuptimi! Megjithatë, nuk dua të gjykoj, thjesht po shpreh mendimin tim. Mund të jem dhe plotësisht gabim!”, ka shkruar ajo.

Artikulli paraprak“Aleksandri u lind e rrit me lekë”/ Rrëfehet babai i 27-vjeçarit Sadikaj: Ja si ia mbylla me para dënimin për vjedhje, e futa me duart e mia…
Artikulli tjetërDetaje të reja nga tragjedia/ Vetëvaret pensionisti në Selitë, edhe bashkëshortja humbet jetën nga ataku kardiak