Ekzekutohet këngëtarja në mes të restorantit nga bashkëshorti i saj, klientët zbardhin detajet e rënda si ndodhi krimi

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte.

Advertisements

Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

“Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”, tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

Advertisements

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë. Mediat shkruajnë se Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.

Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra.

Artikulli paraprakKëngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit dhe dedikimin special
Artikulli tjetërJo vetëm makina inteligjente, ja çfarë i pret shoferët që shkelin rregullat në Tiranë(Detaje)