E trishtë! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta regjisorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Advertisements

Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale, në një postim të bërë nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Advertisements

Ai bën me dije se ka ndëruar jetë ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër”, ka shkruar ai.

“Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, vazhdon më tej postimi.

Vjosa përndryshe prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Në një shkrim të bërë më parë, ajo u shpreh se ishte diagnostikuar me kancer në mars të vitit 2021 dhe se menjëherë kishte filluar me trajtimet.

Artikulli paraprakPërfundon samiti i BE në Bruksel, reagon Michel, ja çfarë u vendos për Shqipërinë
Artikulli tjetër“Për burrë nuk do të vuash kurrë”/ Rudina Dembacaj ka një mesazh për gratë e divorcuara: Vështirësitë na bëjnë më s*ksi