E rëndë! Shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin, ‘molla e sherrit’ ishte një femër…

Një shqiptar dhe një 35-vjeçar sirian janë përleshur me thika në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Advertisements

Sipas informacioneve të cretapost, të kanë tentuar të zgjidhin mosmarrëveshjet me thika.

Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit në Chania kur një burrë me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua, shkruan protothema.

Advertisements

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.

Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe po trajtohet ende

Artikulli paraprakTragjike! Babai shpëton dy binjaket teksa po mbyteshin në det, më pas 47-vjeçari “bllokohet” nga dallgët dhe humb jetën
Artikulli tjetër32-vjeçari i thyen telefonin të dashurës dhe e rreh në mes të Tiranës