E pazakontë! Shqiptari i kafshon veshin italianit për t’i marrë 50 euro…

Një shqiptar ka sulmuar dhunshëm një klient në një lokal në jug të Trentos për t’i grabitur atij mallra me vlerë rreth 50.00 euro. lavocedeltrentino shkruan se sulmi ishte shumë i dhunshëm dhe se grabitësi ka kafshuar një pjesë të madhe të veshit të viktimës. Ai nuk u kufizua në këtë akt brutal por më pas e ka shtrënguar nga qafa deri sa ka rënë pa ndjenja. Më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe fytyrë. Vetëm ndërhyrja e klientëve dhe e disa kalimtarëve që kaluan në zonë, shmangën më të keqen.

Advertisements

Një patrullë e Njësisë Hetimore ka kaluar rastësisht në zonë dhe menjëherë agjentët u angazhuan në rindërtimin e fakteve siç ishin kryer. Episodi, i cili krijoi një alarm të veçantë social tek qytetarët e rrethit në jug të Trentos, pa një bashkëpunim të frytshëm në kohë nga ana e qytetarëve që nuk ishin në dijeni të fakteve.

I gjithë departamenti i policisë vendore që ndërhyri, u angazhua menjëherë, i koordinuar nga prokurori publik kujdestar, në një hetim që bëri të mundur identifikimin e autorit. Për të, Prokurori Publik ka kërkuar dhe marrë masën e paraburgimit nga gjyqtari për Hetimet Paraprake, duke ia besuar ekzekutimin efektivëve të policisë vendore.

Advertisements

Pak orë pas dhënies së masës së sigurimit ndaj shtetasit shqiptar , agjentët e Njësisë Hetimore të Policisë vendore e vunë në gjurmët e tij dhe e arrestuan, duke e penguar në këtë mënyrë subjektin të përsëriste sulme të ngjashme

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Tërmeti ‘shkund’ Amerikën, ja sa e kishte magnitudën
Artikulli tjetërNusja 20-vjeçare u dhunua nga fisi i burrit dhe babai i saj, gratë e Librazhdit bëjnë veprimin e papritur