“E mban gjithmonë me vete”/ Dalin pamjet, politikani shkon me armë në varrimin e Bujar Nishanit (VIDEO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një video të një personi me armë në brez që sipas tij është një prej politikanëve shqiptarë i pranishëm në varrimin e ish-presidentit Nishani.

Advertisements

Megjithëse gazetari nuk bën të ditur emrin e politikanit ai shkruan se ai vetë e di se cili është figura politike që sipas Artan Hoxhës, e mban armën gjithmonë me vete.

Advertisements

“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me kobure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë arme me leje….” – shkruan Hoxha.

Artikulli paraprakNusja 20-vjeçare u dhunua nga fisi i burrit dhe babai i saj, gratë e Librazhdit bëjnë veprimin e papritur
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e premte, 3 qershor 2022