E FUNDIT/ Rusia ‘trondit’ botën: Tani jemi në luftë edhe me SHBA

Rendi botëror po tronditet së tepërmi pasi sot Moska cilësoi Shtetet e Bashkuara si vend i tretë i përfshirë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Advertisements

Ky zhvillim vjen pak orë pasi Uashingtoni njoftoi dërgimin e raketave të avancuara në Kiev.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se dërgimi i raketave të avancuara nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë rriti rrezikun e përfshirjes së një “vendi të tretë” në konfliktin Moskë-Kiev.

Advertisements

Ministri i Jashtëm rus u përgjigj në këtë mënyrë kur u pyet në një konferencë për shtyp të dhënë nga Arabia Saudite për planet e SHBA-së për t’i dorëzuar Ukrainës këto sisteme që mund të godasin me saktësi objektivat ruse.

Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, sipas APE, tha se SHBA do t’i siguronte këto sisteme për t’u përdorur nga Ukraina në mbrojtjen e saj kundër forcave ruse, por jo për goditje brenda territorit rus.

Jonathan Feiner, zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, tha se ukrainasit kishin kërkuar këtë sistem raketor dhe se Uashingtoni besonte se ky sistem do të përmbushë nevojat e tyre.

“Ne kërkuam nga ukrainasit garanci se ata nuk do t’i përdorin ato për të goditur (objektivat) brenda Rusisë. Ukrainasit po bëjnë një luftë mbrojtëse. Forcat ruse janë në territorin e tyre”, tha Fainer për CNN, citon noa.al.

Zyrtari amerikan vuri në dukje se ka shumë objektiva që ukrainasit nuk mund t’i godasin me armët që kanë sot dhe sistemi raketor amerikan “do të bëjë ndryshimin” në përleshjet në pjesën juglindore të vendit, ku janë përqendruar forcat ruse.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha të martën se Kievi kishte siguruar se nuk do t’i përdorte raketat për të goditur objektivat brenda Rusisë.

“Po i hidhet benzinë zjarrit”

Në të njëjtën mënyrë si Lavrov dhe zëdhënësi i Kremlinit, Peshkov, akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se i hodhën benzinë ​​zjarrit duke furnizuar Ukrainën me raketa të avancuara. Megjithatë ai shtoi se nuk besonte se Kievi do t’i lëshonte ato kundër tokës ruse.

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara po i hedhin qëllimisht benzinë ​​zjarrit. Shtetet e Bashkuara janë qartësisht në vijën e luftës ndaj Rusisë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord t’i sigurojë Ukrainës raketa të avancuara që mund të godasin me saktësi objektivat ruse me një rreze veprimi deri në 80 kilometra, si pjesë e një pakete armatimesh prej 700 milionë eurosh. Presidenti amerikan u tha gazetarëve të martën se sistemet raketore që SHBA do të dërgojnë në Ukrainë nuk do të godasin Rusinë.

Artikulli paraprakSupersfida Itali-Argjentinë/ Publikohen formacionet zyrtare të Finalissima që do të startojë pas pak
Artikulli tjetërRa nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, humb jetën turisti 21-vjeçar