“E ashtuquajtura Kosovë”/ Rama i përgjigjet “provokimit” të Vuçiç: Unë e quaj të tillë dhe pikë!

Rama: Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ne nuk duam një luftë tjetër. Duam të mbajmë larg çdo fantazmë të së shkuarës në këtë rajon. E kam thënë këtu, nuk duhet të jetë problemi i Kosovës për të ardhur, por problem i Serbisë që të pranonte këtë gjë. Unë ndihem i nderuar të

Advertisements

Vuçiç: Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popujve tanë. Sepse gjithmonë ka pasur pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme dhe nga udhëheqësit e tyre, për llojin dhe natyrën e Open Balkan. Por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë sepse filluam të besojmë tek kjo.

Kemi një vetëbesim më të madh sot nga çfarë kishim më parë. E dimë që duhet të mbajmë paqen dhe qetësinë në Ballkan.

Advertisements

Shihni luftën që po ndodh në Ukrainë? Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua.

Prandaj ju lutem, mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse sjell vendet bashkë.

Artikulli paraprakSamiti i BE/ Rama shfaqet i nervozuar pas takimit, ‘i kërkon llogari’ Macron dhe Michel (FOTO)
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Nëna shkon në banesë dhe gjen djalin e saj të pajetë, zbardhent çfarë ka ndodhur