Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve! Ja sa do shiten nafta, benzina dhe gazi

Çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje në vend, ku në vendimin e Bordit të Transparencës është vendosur të rrisë çmimin e naftës në 248 lekë/litri, atë të benzinës në 244 lekë/litri dhe të gazit 90 lekë/litri.

Advertisements

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 1 Qershor ora 18.00 p.m, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Advertisements

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

??Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Gjendet i pajetë 27-vjeçari, ja çfarë thotë policia
Artikulli tjetërTragjike në vendin fqinj/ 12-vjeçarja ndërron jetë në gjumë, e ëma shkoi për ta zgjuar por vogëlushja nuk u përgjigj